Lajme

Lipjan, konfiskohen dhjetëra produkte serbe të kontrabanduara

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 28 November 2018

Inspektorati i komunës së Lipjanit në bashkëpunim me Policinë kanë vazhduar aksionin për heqjen e produkteve ilegale serbe nga tregu, e në të cilat nuk shkruante se janë të drejtuara për tregun e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë këto institucione kanë dalë edhe në komunikacion për t’i kontrolluar automjetet transportuese me produkte ushqimore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve kanë ndaluar edhe një veturë kombi e cila po barte dhjetëra produkte ushqimore të Serbisë. Imer Rrustemi, drejtor i Inspektoratit në komunën e Lipjanit, ka thënë deklaruar se tashmë nëpër markete në qytetin e Lipjanit nuk ekziston asnjë produkt ushqimor nga Serbia, e që nuk iu përshtatet vendimeve të fundit të qeverisë.

-Advertisement-

“Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në autostradën Prishtinë-Shkup afër fshatit Qallapek, është ndalur një automjet ‘Sharon’ në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur mallra ushqimore dhe higjienike me prejardhje nga Serbia për të cilat nuk kishte fatura të furnizimit me mall, andaj ky mall ishte kontrabanduar nga në tregtar serb ku si destinacion e kishte tregun e komunës së Shtërpcës. Malli është konfiskuar nga dogana e Kosovës”, ka deklaruar Rrustemi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera