Sport

Liones Messi reagon pas vdekjes se Diego Armando Maradonës

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 25 November 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka reaguar pas lajmit se legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta inFokus.

Messi ka thënë se kjo është një ditë e mërzitshme për gjithë Argjentinën dhe futbollin.

Tutje ai ka shtuar se Diego do të jetë ende këtu, sepse është i pavdekshëm.

-Advertisement-

“Një ditë e mërzitshme për të gjithë Argjentinën dhe futbollin. Ai u largua por do të jetë ende këtu me ne, sepse Diego është i pavdekshëm. I kam përmbledhur të gjitha momente e mira që kisha më të dhe dëshiroj që t’i shprehu ngushëllime të gjithë familjes së tij dhe shokëve. RIP”, ka shkruar Messi në facebook.

Diego Armando Maradona ka vdekur pasditen e së mërkurës në shtëpinë e tij, pas një sulmi në zemër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera