Sport

Lionel Messi shënon golin e parë pas vendimit për të qëndruar në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 16 September 2020

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka realizuar golin e parë pas vendimit për të qëndruar te Barcelona, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar një supergol me këmbën e djathtë në miqësoren që Barcelona po e zhvillon ndaj Girones.

Messi arriti ta tundë rrjetën në minutën e 45’, për rezultatin 2-1 për Barcelonën.

-Advertisement-

Ylli ‘blaugran’ nuk i ndal me kaq, pasi në minutën e 51’ gjeti edhe golin e dytë personal dhe të tretin për katalunasit.

Kur po zhvillohet minuta e 70’, Barcelona është duke fituar me rezultat 3-1./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera