Sport

Lionel Messi nuk po e gjen veten te PSG, zëvendësohet 14 minuta pa përfunduar ndeshja

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 19 September 2021

Lionel Messi u transferua me shumë bujë te skuadra e PSG-së, por ylli argjentinas akoma nuk e ka gjetur veten te ekipi i ri, pasi nuk ka realizuar gol në tri ndeshje të zhvilluara deri me tani, shkruan Gazeta inFokus.

Messi u zëvendësua në minutën e 74’ në takimin që PSG po e luan aktualisht kundër Lyonit, në kuadër të elitës së futbollit francez.

Ish-sulmuesi i Barcelonës la fushën e lojës për Achraf Hakimin, kur rezultati ishte i barabartë 0-0.

Sulmuesi argjentinas në këtë takim pati mundësinë ta shënonte golin e parë me fanellën parisiene, por shtylla ia mohoi golin në minutën e 37’ pas një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë./Gazeta inFokus/

Të tjera