Sport

Lionel Messi ka zgjedhur dy rivalët kryesorë të Barcës në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 11 February 2018

Lionel Messi është definicioni i lojtarit që i ka bërë të gjitha.

Magjistari argjentinas është tetë herë fitues i La Ligas, pesë “Topave të Artë”, pesë titujve të Copa del Rey, katër “Këpuca të Arta” dhe, natyrisht, katër herë fitues i Champions Leagues.

Lista vazhdon dhe ai është ende vetëm 30-vjeç.

-Advertisement-

Superylli i Barcelonës po kalon nëpër një tjetër sezon fenomenal me 27 gola në 35 ndeshje dhe ai ka ndihmuar blaugranët që të zmadhojnë avantazhin në gjashtë pikë në krye të La Ligas, para ndeshjes minus që e zhvillojnë të dielën.

Por Barca mund të triumfojë në Evropë përsëri këtë sezon pas një fushate zhgënjyese edicionin e kaluar në Champions League.

Valencia v Barcelona - Copa del Rey Semi Final Second Leg

Por cilat klube Messi beson se janë konkurrentët kryesorë këtë sezon? Epo, Real Madridi nuk është një prej tyre.

Messi tha për The Mirror: “Manchester City është një prej skuadrave më të forta rrotull, poashtu edhe Paris Saint-Germain.

“Poashtu nuk e përjashtoj edhe Real Madridin në aspektin e kualitetit dhe eksperiencës, edhe pse ata ende nuk kanë arritur rezultatet e pritura.

“Pastaj është Bayern Munich, një tjetër skuadër e madhe e cila do të luajë deri në fund. Sot, sidoqoftë, më të mirët janë City dhe PSG.” .

FBL-FRA-LIGUE1-TOULOUSE-PSG

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera