Sport

Lionel Mesi kthehet i dëmtuar nga pushimet

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 05 August 2019

Lionel Mesi nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Argjentinasi kaloi ditën e sotme testet mjekësore, të cilat treguan se ai ka një problem në këmbën e djtahtë dhe do t’i duhen dy javë kohë të rikuperojë. Ka qenë klubi që e ka njoftuar këtë lajm jo të mirë.

Kështu Mesi nuk do të luajë dy ndeshjet me Napolin dhe me shumë mundësi do të humbasë ndeshjen hapëse me Bilbaon për kampionat, në datën 16 gusht.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera