Lajme

Linja e re Prishtinë-Beograd nuk ndikon në taksën 100 përqind

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 22 January 2020

Eset Berisha ka dhënë detaje se si do të funksionojë linja Prishtinë-Beograd.

Me anë të transportit tokësor do të udhëtojnë për në Beograd.

Nga ky vend, rreth 25 udhëtarë marrin rrugën për në Serbi çdo ditë.

-Advertisement-

Por, pavarësisht kësaj, së shpejti kësaj linje qarkulluese do t’i shtohet edhe një lloj tjetër i transportit.

Kjo për shkak se të hënën u nënshkrua marrëveshja për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd nga ministri serb të ekonomisë, Milun Trivulac dhe drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha.

Ky i fundit jep detaje se si do të funksionojë kjo linjë.

Sipas Berishës, një anë tjetër e suksesshme e kësaj marrëveshje është edhe zhbllokimi i korridoreve tjera në hapësirën ajrore.

E kur do të fillojë të shfrytëzohet kjo linjë e re ajrore, ende nuk dihet.

Mirëpo sipas drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, këto janë vetëm çështje teknike.

Ndërkohë dokumenti i nënshkruar në ambasadën amerikane në Berlin ngjalli dyshime se linja Prishtinë-Beograd eliminon automatikisht taksën prej 100% ndaj Serbisë.
Por kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Fluturimet 25 minutëshe mes Prishtinës dhe Beogradit do të realizohen nga kompania “Eurowings”, e cila është pjesë e kompanisë gjermane “Lufthansa”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera