Sport

Linfield ka një njoftim të rëndësishëm për Dritën dhe tifozët kosovar

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 10 August 2020

Klubi kampion i Irlandës së Veriut, Linfield para ndeshjes finale në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve ndaj Dritës ka lëshuar një komunikatë për media, shkruan Gazeta inFokus.

Linfield ka njoftuar se sot kanë përfunduar stërvitjet e fundit para përballjes finale me gjilanasit.

Ata kanë thënë se përgatitjet kanë shkruar shumë mirë edhe pse ka pasur reshje shitu sot në Nyon të Zvicrës, aty edhe ku do të zhvillohet sfida.

-Advertisement-

Gjithashtu kampioni nga Irlanda e Veriut ka njoftuar se nesër do ta transmetojnë LIVE ndeshjen finale të parakualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Ky padyshim është një lajm i mirë për shikuesit kosovar, pasi do të mund ta shohin ndeshjen drejtpërdrejtë në rrjetin social facebook.

Ndeshja mes Dritës dhe Linfieldit zhvillohet nesër (e martë) nga ora 18:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera