Lajme

Lindita Nikolla fton Luzlim Bashën në takim

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 30 August 2017

Lindita Nikolla, e cila pritet të rimarrë postin e ministres së Arsimit, iu përgjigj Lulzim Bashës për akuzat se librat për arsimin e detyruar janë me pagesë në Shqipëri, duke thënë se 3 muajt e fundit nuk e ka drejtuar ajo MAS-in.

Në Facebook, Nikolla u shpreh se librat për arsimin e detyrueshëm nuk janë falas në rajon, sikurse pretendoi Basha.

Ajo u shpreh se është e gatshme të takohet me të për të diskutuar idetë për përmirësimin e sistemit arsimor.

-Advertisement-

Statusi në “Facebook” i Lindita Nikollës:

Zoti Basha, mbase e keni harruar që prej më shumë se tre muajsh, dikasterin e arsimit e drejton një e zgjedhura juaj. Prandaj po jua kujtoj!

Mbase nuk e dini edhe që pavarësisht dorëheqjes, e zgjedhura juaj ka qenë shumë aktive në çoroditjen e dikasterit përmes vendimeve e veprimeve të paligjshme. Ndërkohë që mund të ju kish informuar për organizimin e shpërndarjes së librave duke i dhënë fund evazionit, si dhe për paketën e teksteve që lidhet me kurrikulën e re. Prandaj po jua bëj me dije.

Dhe së fundi, mbase nuk e dini, por është e pavërtetë që librat shkollorë janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Prandaj po iu informoj.

Megjithatë, me të marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, unë do iu kërkoj një takim për të dëgjuar idetë tuaja dhe në vazhdimësi, do te dëgjoj me respekt çdo ide a sugjerim tuajin apo të grupit tuaj parlamentar.

Shumë faleminderit dhe suksese në detyrën tuaj si kryetar i opozitës në katër vitet e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera