Lajme

Lindin binjakë, ua lënë emrin Corona dhe Covid

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 03 April 2020

Mirësevini në botë, Corona dhe Covid – këta janë emrat e binjakëve të porsalindur në qytetin e Raipur të Indisë.

Djali dhe vajza kanë lindur në mes të një bllokade trejavore në Indi. Prindërit e tyre thonë se i lanë emrat në shenjë kujtese për pengesat e tejkaluara gjatë kohës së provës me koronavirus që ka ndikuar në të gjithë botën.

Në një intervistë për mediat lokale, nëna tha se ishte një lindje e “vështirë”. “Ne u përballëm me shumë sfida dhe unë dhe burri im donim ta bënim ditën të paharrueshme,” tha ajo, duke shtuar se ajo shkoi për të lindur më 26 mars, raporton BBC,

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera