Rozë

Linda Halimi tregon linjat trupore

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 28 September 2020

Dikur ajo ishte një nga femrat me mbipeshë të estradës, por që tani ka ndërruar pothuajse tërësisht.

Fjala është për këngëtaren nga Vitia, Linda Halimi, e cila që disa vite ka bërë një transformim të mahnitshëm.

Megjithëkëtë, ajo po vazhdon akoma të përkujdeset për linjat trupore me palestër e gjëra të ndryshme.

-Advertisement-

Duke qenë se është mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka treguar se cili është sekreti i linjave të saj trupore.

“Është gjithçka për mua, fillimisht palestra e më pas ushtrimet në park”, tha ajo – e cila lë të nënkuptohet se kështu arrin të jetë në formë të duhur.

Dhe kjo tanimë vërehet dukshëm, pasi thuajse çdo postim i Lindës ka të bëjë me palestër.

Halimi në anën tjetër po ecën mjaft mirë edhe me projekte të reja muzikore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera