Rozë

Linda Halimi e nis vitin me pushime në Miami, shfaq linjat atraktive të trupit në paraqitje me bikini

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 11 January 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, e ka nisur vitin 2022 duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Në rrjetet sociale Instagram dhe TikTok, këngëtarja shqiptare ka ndarë me fansat e saj disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijon në Miami.

Ajo madje ka treguar se ky destinacion do të jetë tash e tutje vendbanimi i saj i përhershëm, pas shpërnguljes me bashkëshortin dhe vajzën nga Atalanta.

Linda e cila shquhet për linjat atraktive të trupit, nuk hezitoi që t’i ekspozonte ato në një paraqitje me bikini pranë pishinës së hotelit ku ndodhet aktualisht.

“Nganjëherë ti duhet të jesh një e bukur dhe një bishë”, shkroi ajo në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram.

Të tjera