Lajme

Lind në mes të detit/ Foshnja me nënën mbërrijnë si klandestinë në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 23 June 2022

Pjestarë të Rojës Bregdetare greke ndihmojnë të zbresin nga anija një emigrante dhe foshnjën e saj, një djalë të shëndetshëm që ka sjellë në jetë në mes të detit, në një ujëdhesë pranë ishullit Mytilini.

Peripecia e tyre ka nisur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kur nëna shtatzënë me 29 emigrantë të tjerë janë nisur nga brigjet turke drejt atyre greke, por gomonia me të cilën lundronin është përplasur pranë ishullit shkëmbor Barbalias në Tokmakia, në lindje të Lesvos dhe ka filluar të fuste ujë.

Aty refugjatët kanë sinjalizuar Rojën bredetare greke, ndërkohë që emigrantja në fjalë ka lindur në shkëmbinjtë e ujëdhesës.

-Advertisement-

Gjithë emigrantët janë transportuar në ishullin e Lesvos dhe i janë nënshtuar kontrolleve mjekësore, ndërsa edhe nëna e foshnja mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“U përplasëm në ujëdhesë pasi humbëm destinacionin. Ishte shumë e vështirë për ne për gjërat shkuan mirë, falë Rojave Bregdetare dhe ndihmës që na dhanë. Edhe gruaja e foshnja janë mirë”, thotë babi i foshnjës.

Me një postim në Twitter ministri grek i Marinës detare ka shkruar:

“Përgëzime oficerëve të Rojës Bregdetare që shpëtuan një nënë dhe fëmijën e saj, i cili lindi në ishullin shkëmbor ku u braktisën nga trafikantët e paskrupullt. Shpëtojmë jetë në Egje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera