Lind foshnja e krijuar nga tre persona
Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 11 April 2019
Mjekët në Greqi dhe Spanjë thonë se kanë arritur të “krijojnë” një fëmijë prej tre personash, duke u përpjekur të ndihmojnë një grua që ka pasur probleme me shtatzëni.
Foshnja peshon 2.9 kilogram dhe lindja ka kaluar pa ndërlikime.
Mjekët pretendojnë të “krijojnë një histori mjekësore” dhe do të ndihmojnë çiftet anembanë botës që luftojnë me sterilitet.
Foshnja u krijua me ndihmën e fertilizimit eksperimental jashtë trupit, të cilën disa ekspertë e kritikuan.
Disa ekspertë në Britani të Madhe deklarojnë se kjo procedurë hap çështje etike dhe se nuk duhet të zbatohet. Në këtë metodë eksperimentale të shtatzënisë artificiale nga nëna merren vezët, sperma nga babai dhe një tjetër vezë nga donatorët. Metoda është zhvilluar për të ndihmuar familjet e prekura nga sëmundjet vdekjeprurëse mitokondriale të transmetuara nga një nënë te një fëmijë.
Kjo metodë u zbatua vetëm një herë në të kaluarën – në Jordani. Shumë mjekë më pas dënuan përdorimin e kësaj procedure.
Sëmundje të ndryshme mund t’i dëmtojnë ata. Kombinimi i ADN-së me nënat donatore mitokondriale mund të parandalojë sëmundjet. Por ka edhe mendime se mitokondria luan një rol në marrjen e shtatzënisë të suksesshme. Ky pretendim ende nuk është shqyrtuar.
Pacientja është një grua 32-vjeçare nga Greqia, e cila më parë kishte katër shtatzëni të pasuksesshme. Ajo u bë një nënë, por pjesë e materialit gjenetik të djalit të saj përmban edhe mitokondri të donatorëve të ADN-së.
Të tjera
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...