Lajme

Linçime nga më të rëndat në adresë të Isa Mustafës: Kopil i shkiaut, xhenaze, qefin …

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 26 March 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte ajo e cila inicio mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, partnere e secilës Qeveri ishte dhe vet kjo parti. Deri te kjo erdhi pasi që Kryeministri tani në detyrë i vendit, Albin Kurti shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme që vinte nga LDK, Agim Veliun.

Me këtë mocion, mbrëmë Kuvedni i Kosovës rrëzoi Qeverinë Kurti.

Por menjëherë nisën linçimet e simpatizantëve të Vetëvendosjes.

-Advertisement-

Nuk kishte si mos të jetë në grepin e militantëve të VV-së edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Së fundmi, fyerje  e sharje nga më të rëndat kanë shkuar në adresën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Tik tak baca Ise, mos ta nin, shtine kryt mrena e ruje shnoten”. Ky është njëri ndër pak komentet pozitive që është bërë në një postim që kreu i LDK-së e bëri gjatë ditës së sotme në rrjetin social Facebook.

“Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM”, shkroi Mustafa sot herët në Facebook.

Por, në këtë postim mori mbi 7000 mijë komente, shumica prej tyre sharje e fyerje nga më të ulëtat.

“O kopil i shkjaut”, “xhenaze”, “bagel”, “Oooo titist marksist-leninist”. Këto janë disa nga shprehjet prezentë në komentet që i janë bërë Mustafës.

“Nëse TURPI do të kishte emër, ai doemos do të duhej të kishte emër ISA!”, shkruhet një njërin prej komenteve të para në statusin e Mustafës.

“Të kanë vdekur qelizat e trurit! (Alzheimer) dhe nuk dinë c’fare flet e si vepron!”, shkrun një tjetër komentues.

“Njeri i marun me copa te lloqit je”.

Më poshtë mund të shihni disa nga komentet linçuese që i janë bërë kreut të LDK-së shume nga ta shihet se janë militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.

          

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera