Limonada e famshme që Beyonce e përdori për të humbur peshë
Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 11 July 2019
Zhdukja e disa kilogramëve të bezdisshëm mund të jetë një stres i madh, dhe shpesh dieta duket si një rrugë e pafund. Por kjo nuk do të thotë që humbja e shëndetshme e peshës është e pamundur.
Sipas ‘’WebMD’’, mënyra më e mirë për të humbur përgjithmonë peshën është që të bëhen ndryshime të vogla në stilin e jetesës. Një ndryshim i lehtë që dikush mund të bëjë është të zëvendësojë një vakt me diçka të shëndetshme, si pijet me limoni të ulëta në kalori që përdor Beyonce.
Pse mund të funksiononte për ju:
Është e ulët në kalori: Nuk ka cilësi magjike rreth limonit që e bëjnë të mirë për humbjen e peshës, është thjesht i ulët në kalori. Ushtrimi me siguri mund të ndihmojë në humbjen e peshës, por nuk ju bën shumë mirë nëse jeni duke ngrënë më shumë kalori se sa jeni duke humbur, sipas WebMD.
Nuk duhet të anashkaloni mëngjesin: Ai është vakti më i rëndësishëm i ditës. Megjithatë, shumë njerëz mendojnë se mund të shkurtojnë kaloritë duke lënë mënjanë ushqimin. Por Elizabeth Ward, autorja e ‘’Udhëzuesit për piramidat e reja ushqimore’’, i tha WebMD se njerëzit që nuk hanë mëngjesin “zakonisht përfundojnë duke ngrënë më shumë gjatë gjithë ditës”.
Kjo pije funksionoi për Beyoncen: WebMD thotë se Beyonce bëri pijen e limonit të famshëm në vitin 2006, kur ajo pretendoi se e ndihmoi të humbte shpejt 20 kilogramë për rolin e saj në filmin ‘’Dreamgirls’’. Megjithatë, ju nuk keni nevojë të hiqni dorë nga ushqimi tërësisht për të humbur peshë, vetëm zëvendësimi i një vakti në ditë me “limonadë” do të ndihmojë në uljen e numrit tuaj të përditshëm të kalorive.
Limonada që përdori Beyonce përbëhet nga: 1/2 limon ose 2 lugë gjelle lëng limoni, 1 deri 2 lugë gjelle mjaltë bio, 1/10 lugë gjelle spec i kuq, 300ml ujë.
Zëvendësimi i një vakti me këtë lëng është një mënyrë e thjeshtë për të ulur konsumimin tuaj të përditshëm të kalorive dhe ndoshta stimulon metabolizmin tuaj.
Të tjera
-
PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Liburn Aliut
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale nda...
-
KSHZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 580 mijë qytetarë
Sipas web-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00, për...
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur delegacionin ng...
-
Në bisedën me Macronin, Kurti përmendi edhe Radoiçiqin dhe shantazhet e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në bisedën telefonike të zhvilluar dje m...
-
SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 ...
-
Amerika do të dërgojë ndihma në Ukrainë këtë javë, thotë Biden
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë a...
-
Deri në ora 13:00 në Maqedoni të Veriut votuan mbi 26 për qind e votuesve
Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimt...
-
MPB: Në një vendvotim në Shkup është hedhur bombë tymuese, janë fotografuar fletëvotime
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zg...
-
Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zy...
-
Pezullohet prifti ortodoks që udhëhoqi ceremoni në varrimin e Navalnyt
Prifti rus Dmitry Safronov është pezulluar për tre vjet, pasi e udhëhoqi një ...
-
Konfirmohet raportimi i Infokusit – Bordi i KEK-ut shkarkon përfundimisht Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka konfirmuar ...
-
Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në ...