Sport

Limani: Nëse Ballkani e fiton titullin në fushë do ta urojmë

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 21 May 2020

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, ka deklaruar se do ta uroj klubin e Ballkanit nëse e fiton titullin në fushë, shkruan Gazeta inFokus.

Limani në emisionin më të ri sportiv në Kosovë “Sporti n’Fokus” ka thënë se nuk është e drejtë që titulli të fitohet pa përfunduar kampionati.

Mbrojtësi nga Gjilani po ashtu ka thënë se deklaratat e klubit të Ballkanit kanë qenë ashtu siç iu ka konvenuar atyre.

-Advertisement-

“Mendoj që deklarata e Ballkanit kanë qenë në mënyrën  se si u kanë konvenuar atyre, mirëpo unë do të kisha dashur që ta dëgjoja ndonjë intervistë nëse ata do të ishin në vendin e dytë ose më poshtë, sepse nuk është e drejtë që titulli të fitohet pa u përfunduar kampionati. Mendoj që shumë e drejtë është që ka filluar kampionati dhe nëse Ballkani me të vërtetë e meriton ashtu siq thonë le ta tregojnë veten e kanë rastin dhe nëse ata e fitojnë titullin në fushë ne do të ja urojmë”, ka deklaruar Limani.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë të “Sportit n’Fokus”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera