Sport

Limani flet për takimin ndaj Legia Warshavës

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 23 September 2020

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Legias, kundërshtarin e ka konsideruar si ekip të shkëlqyeshëm.

Limani tha se kanë një ekip të shkëlqyeshëm, por Drita nuk frikësohet dhe se është e gatshme për këtë ballafaqim, raporton GazetaSheshi.

“Ne i shikonim ndeshjet e Legia shumë herë, madje edhe para se ta dinim se do të luanim me ta. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm me tifozë të mahnitshëm. Më vjen keq që ata nuk do të jenë në stadium, por ndoshta kjo do ta bëjë më të lehtë për ne”, tha fillimisht Limani në konferencë për media.

-Advertisement-

“Jemi mësuar me tifozë, fansat tanë në Kosovë janë gjithashtu shumë të zëshëm. Nuk ka dyshim se duhet të jemi më defansiv. Legia ka krahë shumë të rrezikshëm, ata luajnë futboll ekipor dhe unë do ta konsideroja Thomas Pekhart kërcënimin më të madh. Ndeshja me Legia do të jetë një provë për ne, por unë nuk ndiej frikë. Është emocionuese – mezi po pres këtë lojë”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se para pak çastesh, Drita ka njoftuar se Limani nuk do të luajë nesër për shkak të një dëmtimi që ka pësuar në stërvitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera