Limajt i vjen përgjigja nga Vetëvendosje: S’kemi faj pse ke abuzuar në qeverisje
Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 08 November 2019
Ditë më parë, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, hodhi akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se po t’iu ndodhte atyre kjo që i ndodhi partisë së tij, do ta kallnin Prishtinën.
Kjo pasi që, sipas Limajt, partia e Kurtit, nuk po i kundërshton votat e ardhura me postë nga Serbia, e të cilat ia pamundësuan koalicionit NISMA/AKR/PD, kalimin e pragut.
Por, deputetja më e votuar e legjislaturës së ardhshme, Albulen Haxhiu, i është përgjigjur akuzave të Limajt.
Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e vitit 2014 dhe 2017, i ka kundërshtuar votat e ardhura nga Beogradi, atëherë kur sipas saj, Fatmir Limaj, nuk e thoshte asnjë fjalë për këtë gjë.
“Anëtarët tanë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, qysh në fillim të procesit zgjedhor kanë kontestuar çertifikimin e Listes Serbe, një subjekti politik që kontrollohet nga Beogradi. Megjithate ndonëse e kemi kontestuar, ky subjekt politik është certifikuar nga KQZ. Me tutje dy herë radhazi dhe jo vetëm në këto zgjedhje por edhe ne 2014 e edhe ne 2017 kemi kundërshtuar kontrabandiminin e votave nga Serbia, fatkeqësisht kemi qenë te vetëm në kërkesat tona”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic.
Po ashtu, sipas Haxhiut, Vetëvendosje, në këto zgjedhje, kishte qenë kundër certfikimit të Listës Serbe nga ana e KQZ-së, në mënyrë që kësaj partie t’i pamundësohet garimi në zgjedhjet e 6 tetorit.
Për një gjë të tillë, Haxhiu thotë se nuk e morën mbështetjen e as të Fatmir Limajt.
Haxhiu shkon edhe më tej, duke ia kujtuar Fatmir Limajt, se kishte qenë ai i cili ka qenë në qeveri me Listën Serbe, duke thënë se vetëm kur mbeti jashtë pragut zgjedhor, po i doket problem kjo parti.
“Fatmir Limaj sapo ka dalur nga koalicioni me Listën serbe. Asnjëherë nuk e kontestoi, as ai as partia e tij Listën Serbe. Tani kur qytetarët vendosen që partia e tij të mbetet jashtë pragut, fajet për kete nuk i ka Lëvizja, por keqeverisja abuzive e Nismes gjatë mandatit dy vjeçarë. Tek tani kur mbeti jashtë pragut, po i duket problem lista serbe por kjo nuk është parimore”, ka shtuar Haxhiu.
Në fund, zyrtarja e lartë e VV-së, shton se këto akuza ndaj tyre, nuk i bëjnë punë as Nismës, e as Fatmir Limajt.
“Prandaj mesazhin qe i kanë dhënë qytetarët, le ta marrin seriozisht. Akuzat e paqëndrueshme ndaj Lëvizjes, nuk i bëjnë punë”, ka thënë në fund Albulena Haxhiu.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...