Lajme

Limaj: Ushtria bëhet deri në fund të muajit tjetër

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 13 October 2018

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova do ta ketë ushtrinë këtë vit.

Në një takim me strukturat e partisë së tij në Prizren, ai tha se është në dorën e Kosovës kalimi i ligjeve për FSK-në.

“Është në dorën tonë kalimi i ligjeve për FSK-në, Kosova do ta ketë ushtrinë deri në fund të muajit tjetër sipas procedurave parlamentare”, tha Limaj, raporton KP.

-Advertisement-

Limaj tha se territori dhe pavarësia e Kosovës është e panegociueshme.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se Kosova nuk do të pranojë asnjëherë Republika Sprska.

Limaj tha se Nisma prodhon ide por ato po vonojnë të kuptohen. Sipas tij, të gjitha partitë një ditë do të ulën dhe të bisedojnë për çështjen me Serbinë.

Ai tha se kanë rreth 30 kërkesa për Bashkimin Evropian. E shtoi se do të ndryshojë qasja ndaj Kosovës.

“Janë tri gjëra që i presim, liberalizimin e vizave, formimi i ushtrisë dhe anëtarësimi në Interpol”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera