Lajme

Limaj uron të rinjtë e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 12 August 2018

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar të rinjtë në Ditën Ndërkombëtarë të Rinisë.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Kosova është me fat që ka një rini kaç të shëndoshë dhe se të rinjtë e Kosovës janë pasuria më e madhe e shtetit.

“Rinisë kosovare duhet ofruar të gjitha hapësirat e nevojshme që me idetë, kreativitetin dhe energjinë pozitive që ka, të kontribuojë në shtetndërtimin e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Limajt: “Sot është ditë e veçantë për të gjithë të rinjtë. Kosova është me fat që ka një rini kaq të shëndoshë, si pasuria më e madhe e vendit. Tani është koha që rinia të marrë përgjegjësi më të mëdha mbi vete që Kosovën ta bëjë pjesë të Evropës. Rinisë kosovare duhet ofruar të gjitha hapësirat e nevojshme që me idetë, kreativitetin dhe energjinë pozitive që ka, të kontribuojë në shtetndërtimin e vendit. Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Suksese!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera