Lajme

Limaj uron qytetarët në 10 vjetorin e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 17 February 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e vendit në 10 vjetorin e Pavarësie.

Limaj ka thënë se Pavarësia është arritur me shumë mund e sakrifica. Numri dy i qeverisë së Kosovës ka thënë se gjenerata jonë është me fat që jetojmë në shpalljen e Pavarësisë se vendit.

“Me shekuj është punuar me ardhe deri të çlirimi dhe se procesi i ndërtimit të shtetit nuk përfundon me një dekade. Në këto 10 vjet shtet kemi arritur suksese të mëdha, por kjo nuk është e mjaftueshme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në 10 vjetorin e Pavarësisë.
Më tutje kryetari i Nismës Socialdemokrate ka thënë se në këto 10 vjet shtet ka pasur arritje të mëdha, por që nuk janë të mjaftueshme duke shtuar se të gjithë duhet të angazhohen fort për rritjen e mirëqenies se qytetarëve të vendit.
Urimi i plotë i Limajt në 10 vjetorin e Pavarësisë.

-Advertisement-

URIME KOSOVË 10 VJETORI I PAVARËSISË!

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sot, bëhen 10 vjet nga shpallja e Pavarësie së Kosovës. Pavarësia e vendit është arritur më shumë mund e sakrifica.
Ne, sot kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për të realizuar këtë ëndërr, e cila vjen si rezultat i kontributit shekullor të shumë gjeneratave.
Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetarë i vendit.
Me shekuj është punuar për të ardhur deri te çlirimi dhe se procesi i ndërtimit të shtetit nuk përfundon me një dekadë. Në këto 10 vjet shtet kemi arritur suksese të mëdha, por kjo nuk është e mjaftueshme.
Ne të gjithë bashkë duhet të punojmë fort që ta forcojmë vendin tonë, ta zhvillojmë ekonominë e vendit dhe ta rrisim mirëqenien e qytetarëve tanë. Kosova është e shenjtë.
Lavdi dëshmorëve të Kombit! Urime viti jubilar i Pavarësisë së Kosovës!
FL.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera