Lajme

Limaj uron fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 01 June 2021

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë fëmijët në Kosovë dhe mbarë botën, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershorin, ditë të cilën Limaj e ka quajtur si ditën më të rëndësishme që shënon sot bota.

“Sot, e gjithë bota shënon ditën më të rëndësishme që mund të ketë një prind, një familje apo një shoqëri e tërë, shënon 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”, ka shkruar Limaj përmes një statusi në faqen zyrtare të kësaj partie.

Limaj në fund ka shkruar se, fëmijët janë pasuria më e madhe që kemi, ata janë e ardhmja e çdo shoqërie, prandaj, synimi ynë i përbashkët duhet të jetë që gjithë fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë, siç e kanë edhe bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara e demokratike.

Postimi i plotë i Limajt:

“Shëndet e lumturi për të gjithë fëmijët në mbarë botën!

Sot, e gjithë bota shënon ditën më të rëndësishme që mund të ketë një prind, një familje apo një shoqëri e tërë, shënon 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ne, si shoqëri e si shtet për asnjë moment nuk duhet të ndalemi derisa gjithë fëmijëve në Kosovë t’ju krijojmë kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi të barabarta për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre që kanë.

Fëmijët janë pasuria më e madhe që kemi, ata janë e ardhmja e çdo shoqërie, prandaj, synimi ynë i përbashkët duhet të jetë që gjithë fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë, siç e kanë edhe bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara e demokratike.

Urime 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! FL “

Të tjera