Lajme

Limaj uron Ditën e fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 01 June 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar 1 Qershorin, Ditën e fëmijëve.

Limaj ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë obligim që fëmijëve në Kosovë t’u krijohen kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat e tyre.

“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie dhe përkushtimi ynë është që të gjithë fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë. Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera