Lajme

Limaj tregon për ish-presidentin Rugova: E kam pritur gjatë luftës të më vijë në Bjeshkët e Berishës

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 24 October 2020

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka treguar ngjarjen kur ka pritur në zonën ku operonte ky i fundit përgjatë kohës së luftës, ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, pasi ka marrë një lajm se po ikën nga Sllatina për shkak të forcave serbe.

Limaj, përgjatë një emisioni në ‘Kanal10’ ka deklaruar se i kishte ardhur një informacion nga zyra e presidentit në Prishtinë se Rugova kërkonte të vinte në Bjeshkët e Berishës, informacion ky që kishte rezultuar i rremë.

“Unë e kom pritë presidentin Rugova në 1999, se më ka ardhë lajmi në luftë, se presidenti po e lëshon Sllatinën dhe po vjen në Bjeshkë të Berishës. Jemi dalë me e pritë. Më ka thanë me nejtë një natë a dy e me vazhdu për në Shqipëri”, ka deklaruar Limaj.

-Advertisement-

Tutje, ai ka thënë se në momentin që ish-presidenti do të largohej nga Goleshi, ai do mbërrinte në Shqipëri, meqë, sipas tij, atë do ta shoqëronin pjesëtarët e UÇK-së.

“Ibrahim Rugova si ta kish kalu Goleshin, sigurt ish shku në Shqipëri, pasi që i kemi pasë 50 djem ma të mirë në UÇK, të cilët kanë bë gardë. Informacionin ma kanë dhanë nga Prishtina. Siç duket ka qenë lajm jo i vërtetë”, deklaroi Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera