Limaj- Thaçit: Kujdes me deklaratat për korrigjimin e kufirit
Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 04 Gusht 2018
Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes me deklaratat e tij rreth korrigjimit të kufirit me Serbinë dhe bashkimin me Luginën e Preshevës.
Limaj i ka kërkuar Thaçit që të mos e humbasë edhe më shumë besueshmërinë dhe kredibilitetin e institucioneve të Kosovës.
“Unë jam kundër deklarimeve që po i shoh, që kanë tendenca dhe këto deklarime prishin unitetin dhe zbehin besimin dhe kredibilitetin. Apeli jem është edhe presidentit, kujdes, mos e humb kredibilitetin, mos e zbeh edhe më shumë besueshmërinë dhe kredibilitetin e institucioneve të Kosovës”, ka deklaruar Limaj, në një intervistë për Ekonomia Online.
Presidenti Thaçi ka thënë se është e pranueshme dhe realizueshme kërkesa e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën dhe se kjo, sipas tij, mund të bëhet në procesin e korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por, në anën tjetër kreu i shtetit mohoni mundësinë që ndarja e Kosovës të diskutohet me Beogradin në Bruksel.
Por zëvendëskryeministri Limaj, që dikur e kishte shef partie Thaçin, vlerëson se deklarata të tilla kundërthënëse e të dëmshme bëhen me tendencë për të krijuar opinione të ndryshme.
Ai ka ftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe partive politike që të kenë kujdes në deklarata, duke i quajtur ato të panevojshme e që nuk guxojnë të bëhen nga institucionet shtetërore.
“Deklaratat të cilat bien ndesh dhe në kundërthënie me njëra-tjetrën, në mëngjes të thuash ndryshe kurse në mbrëmje ndryshe, janë të dëmshme për vendin. Qytetarët e Kosovës po e kuptojnë çka po flitet dhe ftesa ime është për të gjithë, kujdes nga deklaratat që e dëmtojnë vendin. Nuk krijohen opinione, nëse ka tendencë për të krijuar opinion, të tilla nuk krijohen”, ka theksuar ai.
“Askush s’ka të drejtë të nxjerrë këso deklaratash, aq më tepër drejtues të institucioneve, përderisa ky vend e ka një kushtetutë, një Parlament, derisa ky vend funksionon mbi bazën e një rregulli kushtetues si shtet i pavarur. Ftesa ime përsëri është, kujdes. Tendenca për të krijuar një opinion, paraprakisht është tendencë e gabuar”, ka shtuar Limaj.
“Mua nuk po më pëlqejnë këto deklarime, këto mënyra që janë në kundërthënie me njëra-tjetrën, herë flasin për shkëmbime, herë s’ka ndarje, gjëra krejt të panevojshme, aq më tepër nuk guxojnë të bëhen nga institucionet shtetërore”, është shprehur tutje ai.
Limaj thotë se Kosova nuk është pronë private as e presidentit, as e kryeministrit e as e Parlamentit, por e qytetarëve dhe se kjo nuk është çështje vullnetit të një individi, andaj është shprehur i bindur se asnjëherë nuk do të lejojnë për asnjë çmim krijimin e një Republike Serbe.
“Në situata të tilla Kosova është e qytetarëve të saj, prandaj kushdo që flet dhe tenton që çojë ujë në atë drejtim gabon, sepse s’do të mund ta bëjë këtë punë, nuk do ta lejojmë ne. Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të lejojmë asnjëherë një ‘Republika Srpska’ në Kosovë, asnjëherë, me asnjë çmim sepse praktikisht kemi me shkatërruar vendin tonë dhe shembullin më të mirë e kemi Bosnjën”, ka potencuar Limaj.
“Askush nuk mund të bisedojë në emër të Kosovës për një autonomi ose për një ‘Republikë Srpska’ në Kosovë, kjo do të thotë me shkatërruar Kosovën dhe me shkatërruar Kosovë askush s’ka të drejtë të bëjë një gjë të tillë”.
“Mirë është me ditë sado tendenca që ka me ndryshuar opinion, këtu askush, bash askush, as kryeministri, as presidenti i vendit nuk do të mund dhe askush nuk do të ketë mundësi të arrijë diçka që e dëmton vendin. Askush s’ka të drejtë, as unë dhe askush tjetër s’ka të drejtë të dëmtojë vendin tonë”, ka shtuar ai.
Limaj u shpreh se faza finale e dialogut e cila pritet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të zhvillohet nga ndonjë individ, por nga një ekip.
Prandaj, sipas tij duhet urgjentisht që të gjithë ta kuptojnë dhe ta pranojnë këtë si fakt. Limaj ka shprehur besimin se kjo çështje në fund do t’i bashkojë partitë parlamentare dhe se si forca politike do të gjejnë mënyrën se si do të vazhdojnë me dialogun.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate theksoi se Kuvendi i Kosovës edhe pse ka shkuar në pushim të verës, mund të mblidhet dhe të autorizojë ekipin negociator.
“Parlamenti, si institucioni më i lartë i vendit e ka një objektivë, shërbimin në interes të vendit si detyrë e përgjegjësi kushtetuese e secilit deputet dhe parlamentit në tersi”.
“Prandaj, dialogu nuk mund të zhvillohet më me një njeri, ai do të bëhet vetëm me ekip dhe unë pres që atë ekip ta autorizojë Parlamenti i Kosovës”, ka konsideruar Limaj.
“Për dialogun final duhet të jetë ekipi, i cili do të marrë dritën e gjelbër në Parlamentin e Kosovës. Vetëm atëherë mund të flasim dhe të themi që ka filluar dialogu dhe unë në këtë rast ose Nisma do të jetë pjesë e atij dialogu nëse kalon përmes Parlamentit ai ekip”, ka deklaruar ai.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
































