Lajme

Limaj taksat ndaj produkteve serbe i konsideron më shumë si çështje kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 09 November 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj sot gjatë një vizite në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) ka thënë se iniciativa për themelimin e odës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është ide e qëlluar dhe duhet të ndodhë për zgjidhjen e shumë problemeve që kanë këto dy vende për çështje ekonomike.

Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë ta fuqizojë partneritetin me bizneset.

që më 26 nëntor odat shqiptare do të arrijnë marrëveshje. Sepse nuk jemi të kënaqur me bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Shqipëri. Në mesin e shumë çështjeve që presin përgjigje është edhe çështja e taksës rrugore në Rrugën e Kombit, që është shumë e lartë. Kjo duhet të zbritet që të mos bëhet kosto e lartë për bizneset e Kosovës dhe Shqipërisë. Kosova është e gatshme për bashkëpunim ekonomik me Tiranë”, tha Limaj.

-Advertisement-

Ndërsa për taksat ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, Limaj tha se ky fqinj ynë vazhdimësi ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s.

“Më lehtë siguron një vizë dhe vizitë në Kinë se sa në Bosnje. Andaj ka ardhur koha që të mos heshtim më. Vendimi për taksa ndaj mallrave të Serbisë nuk është thjesht vetëm çështje tregtare, por është edhe kombëtare. Sepse sigurinë e shtetit e kemi në prioritet. Pra, shpresoj që këto veprime të Serbisë dhe Bosnjës ndaj Kosovës të ndryshojnë dhe të kthehet normaliteti”, theksoi Limaj.

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi, ndërkaq theksoi se OEK e ka përkrahur vendimin e Qeverisë për taksën prej 10 për qind me Serbinë. Ndërsa, shtoi se edhe një barrierë kryesore mbetet me Shqipërinë, taksa rrugore dhe procedura të tjera në kufi.

“Është me rëndësi që për vendimet qeveritare nga fusha e ekonomisë OEK të jetë një filtër i tyre, që të mos kenë pasoja në vazhdim”, tha Rukiqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera