Lajme

Limaj takon Apostolovën

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 20 December 2018

 

Bashkëkryesuesi i Delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, transmeton Gazeta inFokus.

 

-Advertisement-

Ai me këtë rast e ka njoftuar Apostolovën se delegacioni shtetëror ka mbajtur një ditë më parë mbledhjen konstituive, ku janë marrë disa vendime me qëllim të funksionalizimit të plotë të këtij delegacioni.

 

Po ashtu, Limaj e ka njoftuar Apostolovën edhe për takimet që sot kanë zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Ndryshe, një ditë më parë ka nisur punën zyrtarisht delegacioni shtetëror për bisedime, i cili udhëhiqet nga kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera