Lajme

Limaj sulmon darkën te Pacolli

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 06 February 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kritikuar tubimin e krerëve të shtetit, për një darkë në natën e së dielës në Hajvali, në rezidencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat e ministrat e qeverisë kosovare darkuan bashkë, në Hajvali, më 4 shkurt.

Megjithatë, jo të gjithë pjesëtarët e Qeverisë morën pjesë në këtë takim – i cili u tha se ishte joformal, dhe në të cilin presidenti Thaçi prezantoi një ide për zhvendosjen e institucioneve të vendit në periferi të Prishtinës.

-Advertisement-

Në darkën e Hajvalisë mungoi shefi i Nismës, Fatmir Limaj, si dhe disa ministra nga partia e tij.

Të martën, në “Rubikon” të KTV’së, Limaj ka folur rreth mungesës së tij në këtë darkë, të cilën ai nuk e ka parë të hijshme.

“Unë kam pasur obligime të mia familjare. Kam qenë me familje”, ka thënë ai. “S’kam telashe të shkoj as te zoti Pacolli, as te askush tjetër, individualisht”, ka shtuar Limaj.

“Ne mund të shkojmë, miqtë, te secili, te njëri-tjetri. Ju te unë, unë te ju. Dhe, nuk prish punë, po, s’është mirë krejt institucionet me qenë me një vend, vetëm”, ka thënë Limaj, teksa ka folur për darkën.

“Ju mund të vini në gëzimin e djalit, vajzës, krejt shteti, por janë edhe qindra tjerë, është banket, festë familjare. Por, me e thirre veç shtetin në shtëpi… sigurisht u pa që s’është mirë”, është shprehur ai.

“S’u prit mirë nga njerëzit. Duhet të kihet kujdes për këso sendesh”, ka thënë Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera