Lajme

Limaj sot do të ketë takime të rëndësishme në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 17 May 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, kryetari i Nismes dje ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Mësohet se Limaj gjatë ditës se sotme do të zhvillojë disa takime të rëndësishme në Parlamentin gjerman si dhe në zyrën e kancelarisë gjermane dhe në Ministrinë e Jashtme.

Vizita e Limajt në Gjermani është konfirmuar edhe nga zyra e këtij të fundit, por pa dhënë shumë detaje.

-Advertisement-

Kjo vizitë e Limaj po ndodhë vetëm disa ditë pas mbajtjes se samitit të Berlinit të organizuar nga kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera