Lajme

Limaj: S’ka fushatë, ejani ta bëjmë vendin

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 10 November 2018

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se pushtetari arrogant është shenja e përbuzjes së mundësisë që ia ka dhënë qytetari dhe të tillëve duhet të mos iu jepet mundësia për të udhëhequr.

Ai në takimin me të rinjtë e Nismës në Pejë, ka thënë se kanë nisur takimet me të rinjtë në të gjitha komunat dhe jo për fushatë.

“S’ka fushatë, ne jemi ardhë këtu të iu themi ejani të bëjmë vendin, ejani dhe merreni pjesë edhe në ndërtimin e politikave dhe në vendimmarrje”, tha ai.

-Advertisement-

Limaj po vazhdon takimin me të rinjtë e Nismës në Gjakovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera