Lajme

Limaj: S’jemi bashkuar për të frikësuar dikë, por për ti kthyer shpresën qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 20 May 2017

(I plotësuar)- I pari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se partia që ai udhëheq nuk do të ndryshoj asnjëherë dashurinë për atdheun.

“Qeveria e 2014 siç kemi thënë do ta hajë vetveten dhe ashtu ndodhi. Kam thanë se opozita do ta ketë kryeministrin dhe ashtu siç kam thënë ai do të jetë Haradinaj. Para 4 vite i kemi dhënë besimin Haradinajt dhe vazhdojnë ti besojmë dhe rreshtohemi nën drejtimi të kryeministrit Haradinaj. Do të punojmë në ç’kapjen e shtetit dhe Haradinaj do të punojë në përmirësim të jetës se qytetarëve. Ne do të jemi aty për të mbrojtur interesat e Kosovës në radhë të parë dhe programin e Nismës në radhë të dytë”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, nuk do të ketë me tre kryeministria por do të jetë një kryeministër.

-Advertisement-

“Asnjë ndryshim nuk do të ketë për demarkacionin. Ne jemi për dialog por një dialog ndryshe e cila nuk sjell zajednicë. Nuk do të lejojmë askush të tregtoj me vlerat e UÇK. Ne jetojnë dhe frymohemi me UÇK dhe komandantin e saj legjendar. Do të punojmë për reforma të thella në drejtësi”, ka shtuar Limaj.

……………………………………..

Krasniqi: Nisma ktheu shpresën e ndryshimit te qytetarët (Foto)

(I plotësuar)- Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi tha gjatë konventës së sotme se kjo parti pas zgjedhjeve të 2014 qytetarëve të Kosovës ua dha shpresën e ndryshimit të cilën shpresë ua mohoi Isa Mustafa.

“Nisma për herë ta parë ishte ajo që bashkoi partitë opozitare dhe se fundi ishte Nisma ajo që nisi mocionin e mosbesimit dhe ndërpreu qeverisjen e keqe në Kosovë. Ne jemi të bindur se edhe në të ardhmen Nisma duke qenë pjesë e koalicionit fitues do ta ndryshoj në tërësi qeverisjen nga ajo qe ishte në të kaluarën”, ka thënë Krasniqi, raporton Indeksonline.

Sipas tij, Nisma si pjesë e qeverisë do ti zhvilloj parimet të cilat i ka përfillur përherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera