Lajme

Limaj shuan shpresën e LDK-së për zgjedhje

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 01 April 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, nuk sheh arsye që vendi të shkojë në zgjedhje.

Thotë se Qeveria e drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vazhdojë të punojë për t’i kryer detyrat e veta.

“Qeveria është shumë stabile “, tha Limaj, në një prononcim për media në Prizren.

-Advertisement-

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që vendi të shkojë në zgjedhje, jo duke rrëzuar Qeverinë, por duke kërkuar konsensusin politik të partive për t’u ulur dhe dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, pas daljes nga Qeveria e Listës Serbe dhe ngjarjet e fundit në Kosovë.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri, Limaj tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, atëherë kur Qeveria nuk i kryen detyrat që i ka marrë në përgjegjësi.

“Arsye për të shkuar në zgjedhje gjithmonë ka atëherë kur Qeveria nuk i kryen detyrat e saj, por Qeveria është duke i kryer detyrat dhe do të vazhdojë t’i kryejë edhe ti kalojë sfidat me të cilat po ballafaqohet”, tha Limaj.

Sipas tij, Kosova sot ka një Qeveri që nuk i shmangë dhe fsheh problemet.

“Kjo Qeveri nuk ikë nga sfidat”, tha Lima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera