Lajme

Limaj reagon për policin që humbi jetën në krye të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 28 January 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi një polic humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosen në Zhur të Prizrenit në krye të detyrës.

Limaj ka thënë se askush nuk mundet dhe nuk guxon të pengojë Policinë e Kosovës të kryejë detyrën e saj.

Ai ka bërë thirrje që organet kompetente ta zbardhin këtë rast sa më shpejtë dhe të vënë para drejtësisë kryesit e këtij akti.

-Advertisement-

Kreu i Nismës i ka shprehur ngushëllimë policit që humbi jetën sot.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se policit që ka ndërruar jetë, Policisë së Kosovës, ndërsa të lenduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera