Lajme

Limaj: Qytetarët do të votojnë kandidatin që u flenë në zemër

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 17 October 2021

Ka votuar lideri i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Limaj pas votimit në një deklaratë para medieve tha se tashmë qytetarët kanë një rast të mirë të zgjedhin kandidatin e tyre, persona që do përfaqësojnë dëshirat e tyre.

“Ne po shkojmë drejt përzgjedhjes së legjislaturave lokale për katër vitet e ardhshme, besoj shumë  që qytetarët e të gjitha komunave kanë rast të mirë  të zgjedhin kryetarin më të mirë që ata besojnë. Besoj që qytetarët do të votojnë kandidatin që i flenë në zemër, persona që do mund të përfaqësojnë vullnetin dhe dëshirat e qytetarëve”.

-Advertisement-

Tutje Limaj tha se zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë dhe e shtetndërtimit.

“Zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë, baza themelore e shtetndërtimit dhe po them prapë pavarësisht që kemi zgjedhje të shpeshta kjo ndihmon në konsolidimin demokratik, andaj ftoj qytetarët që të mos hezitojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera