Lajme

Limaj: Qeveria do të jetë partnere e atyre që krijojnë vende të reja pune!

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 04 November 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj sot ka realizuar një vizitë në Odën Ekonomike të Kosovë, bashkë me ministrin e Punës dhe Mirëqenies, Skënder Reçica.

Ai ka bërë të ditur se prioritet i qeverisë është stimulimi i prodhuesve vendorë, pasi sipas tij në këtë formë do të hapeshim vende të reja pune.“Në këtë takim, në të cilin ishin të pranishëm edhe përfaqësues të bizneseve, ndër të tjera deklarova se Qeveria do të jetë afër tyre aq sa e lejon korniza ligjore.

Prioritet yni është stimulimi i prodhuesve vendorë, pasi në këtë formë do të hapeshin vende të reja pune. Po ashtu theksova se Qeveria do të procedojë në Kuvend vetëm ligje që i përshtaten interesave të vendit”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Limaj tutje ka deklaruar se qeveria do të bëj të pamundurën për ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore.

“Qeveria do të ndërmarrë masa edhe për ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore, në mënyre që shteti t’u ofrojë investitorëve të huaj dhe vendorë hapësirë apo lokacionin ku ata janë të gatshëm për të investuar.

Qeveria dhe bizneset duhet të ndërtojmë një partneritet të besimit që nënkupton ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për ta çuar përpara vendin.

Ka ardhur koha që biznesmenët, jo vetëm që duhet ta ndjejnë veten drejtues të kompanive, por kanë edhe përgjegjësi ndaj vendit dhe janë burrështetas që ta çojnë përpara vendin”, ka thënë Limaj.“Falë vizionit të tyre, hapen vende të reja pune, mbushet arka e shtetit, ngritet mirëqenia.

Bizneset të cilat janë të mëdha në vend janë elita e shtetit dhe kështu duhet t’i trajtojmë ne ata, sepse kanë ndikuar direkt në zhvillimin e ekonomik. Qeveria do të jetë partnere e atyre që krijojnë vende të reja pune dhe prodhuesit vendorë janë ambasadorët e këtij shteti”, përfundoi zëvendëskryeministri i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera