Lajme

Limaj: Qeveria partnerë dhe mbështetës i fuqishëm për prodhuesit e qumështit

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 12 October 2017

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqatave të Qumështarëve të Kosovës, ku është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët që ekskluzivisht merren me prodhimin e qumështit.

Ai premtoi se kërkesat dhe shqetësimet e tyre do t’i adresoj para ministrave të resorëve përkatës, me theks në Ministrinë e Bujqësisë.

“Ka probleme të cilat janë të zgjidhshme, por duhet një interesim më i shtuar. Informatat që i mora sot janë shumë të vlefshme dhe ato do t’i përcjellë në Qeveri. Ne kemi thënë se prioriteti jonë është stimulimi i prodhuesve vendor, mbështetja për prodhuesit vendor dhe Qeveria do të jetë partnerë i fuqishëm në inkurajimin dhe mbështetjen e gjithë atyre burrave dhe grave që kanë marrë përsipër zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si parakusht për të hapur vende të reja të punës”, tha zëvendëskryeministri Limaj.

-Advertisement-

Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, beson se problemet në sektorin e qumështit me një vullnet dhe bashkëpunim të dyanshëm do të  zgjidhen një nga një. Besim Kuqi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, theksoi se problemet janë të mëdha, i bindur se së bashku me Qeverinë ato do të zgjidhen dhe puna e prodhuesve do të lehtësohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera