Lajme

Limaj: Qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 27 April 2021

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.

Kreu i Nismës shkruan se në ditën e të pagjeturve, të kësaj plage që vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës, bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët.

Postimi i plotë i Limajt:

-Advertisement-

Kosova sot shënon Ditën e Personave të Pagjetur. Sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.

Sot, në ditën e të pagjeturve, të kësaj plage që vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës, bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët.

Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova jonë e lirë ka kuptim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera