Lajme

Limaj – prodhuesve vendorë: Keni mbështetjen e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 18 October 2017

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur për përkrahjen që do t’i japë qeveria prodhuesve vendorë. Ai kërkon nga dyqanet tregtare t’i hapin dyert produkteve vendore.

Gjatë një vizite në njërën nga dyqanet tregtare, Limaj ka përmendur ndikimin që ka përkrahja e prodhuesve vendorë në hapjen e vendeve të reja të punës.

Ai ka kërkuar nga dyqanet tregtare t’u japin hapësirë prodhuesve vendorë, ndërsa këtyre të fundit u thotë se do ta kenë mbështetjen e Qeverisë në veprimtaritë e tyre.

-Advertisement-

Ky është postimi i zv.kryeministrit në Facebook:

Dyqanet tregtare t’i hapin dyert për produktet vendore

Qeveria e Kosovës është e vendosur për të përkrahur prodhimet vendore dhe ky është prioriteti ynë kryesor.

Në vizitën që ia bëra kompanisë “Meridian Express”, u ndava i kënaqur me hapësirën që kjo kompani po u jep prodhimeve vendore.

Të njëjtën rrugë duhet ta ndjekin edhe dyqanet tjera tregtare.

Përkrahja e prodhuesve vendor ndikon drejtpërdrejt në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e buxhetit.

Apeloj tek të gjitha dyqanet tregtare që t’i hapin dyert dhe të përkrahin prodhimet vendore.

I siguroj të gjithë prodhuesit vendor se Qeveria do t’u qëndroj prapa dhe do t’i mbështes ato.

Ne kemi shumë prodhime vendore të cilat janë cilësore, por të cilat kanë nevoje për promovim dhe përkrahje dhe shteti do t’ua ofrojë këtë përkrahje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera