Lajme

Limaj pranon mirënjohje nga “Çamëria”

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 19 June 2018

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka pranuar mirënjohje nga Shoqata “Çamëria”, në Tiranë.

Limaj është shprehur se ka ardhur koha që në ballkan të gjitha çështjet e hapura nga e kaluara të marrin adresimin e merituar siç është çështja e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

“Ne të gjithë presim që gjatë bisedimeve, Shqipëria dhe Greqia ta përmbyllin edhe këtë çështje duke i respektuar të drejtat e njeriut”, ka shkruar Fatmir Limaj.

-Advertisement-

Përveç, Limajt me mirënjohje janë nderuar edhe ish presidentet Bujar Nishani, Aleksander Moisiu dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera