Lajme

Limaj : Platforma drejtuar Serbisë, zëri i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 15 February 2019

Dy bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate dhe Shpend Ahmeti nga Partia Socialdemokrate, të premten kanë dorëzuar draft-platformën e  hartuar nga delegacioni i Kosovës.

Kryenegociatori, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media ka thënë se në këtë platëformë zyrtarizojmë qëndrimin e Kosovës karshi shtetit fqinj.

“Sot do t’i japim fund spekulimeve për këtë dialog, me 11 parimet tona gjithsej dhe kërkesat tona e kemi bërë të qartë qëndrimin karshi dialogut me Serbinë. Pika më të rëndësishme të platformaës bazohen në Kushtetutën e Kosovës duke cekur sovranitetin dhe integritetin e pacënueshëm të Kosovës. Nuk ka rend të tretë të qeverisë në Kosovë, resuset janë janë e drejtë ekskluzive e Republikës së Kosovës dhe është e drejtë e Kosovës që t’i shfrytëzoje ato”, tha Ameti.

-Advertisement-

Ai është shprehur se nga ky dialog do të sjell njohjen nga Republika e Serbisë,shkruan gazeta inFokus.

“Pra nëse nuk ka njohje nga R e Serbisë athëere asnjë pikë nuk do të jetë e vlefshme për neve. Ne presim që pranohemi edhe në organiztat botërore dhe të bëhemi anëtare të Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryenegociatori Fatmir Limaj, ka bërë apel te subjektet politike që ta trajtojnë këtë platformë me seriozitet.

“Bëjmë apel që ta tratojnë këtë propozim platëformë dhe të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, pavarësisht subjektit politik. Platforma është e drejtuar në respekt të dy shteteve,parimet do të jenë bazamenti i fillimit që të fitohet paqja dhe bashkëpunimi me shtetin fqinj”, ka thënë ai.

Limaj theksoj se ky dialog garanton të ardhmen e të dy vendeve.

“Presim që Serbia ta pranoj realitetin, është koha që të ndryshihet diskursi publik në Serbi dhe kjo platformë do ta ndihmoj platforma.Ne skemi bërë asgjë më tepër se Kosova është  e gatshme të nënshkruaj një marrëveshje për te fituar respektin , marrëdhëniet, paqen me Serbinë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se kjo platëformë është zëri i Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera