Lajme

Limaj përkrah kandidatin e LDK-së Sali Asllanaj

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 04 February 2021

Ish komandanti i UÇK-së tek “Kitrrat” Dan Limaj, i ka dalë në mbështetje kandidatit për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sali Asllanaj në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka treguar edhe periudhën e luftës kur ish kryetari Asllanaj kishte shërbyer si mjek në Brigaden 123.

“Këtë detyrë me nderin më të madh gjatë luftës së UÇK-së e kreu edhe miku im Sali Asllanaj i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në luftë por dhe në paqe si Kryetar i LDK-së, deputet dhe Kryetar shumë vjeqar i Suharekës”, tha Limaj.

-Advertisement-

Ish komandanti i UÇK-së dhe njeherit ish ushtar në shumë luftra, bëri thirrje për të dalë secili qytetar dhe t’a shfrytëzojë të drejtën për të votuar numrin 41, numër ky që kandidati i LDK-së Sali Asllanaj mban në këto zgjedhje.

“Andaj pa asnjë hezitim ju ftoj :

Votoni mjekun e luftës ✅,

Votoni Çlirimtarin ✅,

Voto Sali Asllanaj 41 ✅,

Voto LDK 132 ✅ “, perfundoi Limaj në adresimin e tij.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera