Lajme

Limaj: Për liberalizim të vizave, datën e jep BE e jo ne!

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 26 December 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, ka mendim të ndarë me shefin e ekzekutivit Ramush Haradinaj, sa i takon afatit të dhënë për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

Sipas Limajt, është Bashkimi Evropian ai i cili e bartë përgjegjësinë e plotë për caktimin e datës për liberalizim të vizave e jo të tjerët, kështu duke ju referuar tërthorazi një deklaratë të kryeministrit Haradinaj, se kjo çështje do të përmbyllet në muajin mars.

“Ajo që unë e thash deri më tani, detyrat duhet t’i përfundojmë si shtet. Kjo çështje duhet të vendoset në tavolinë, pasi që ne do të jemi të gatshëm që në muajt e ardhshëm t’i përmbushim obligimet tona. Dhe unë besoj që Bashkimi Evropian do ta jep datën në harmoni të angazhimit tonë, ne nuk japim datën por Bashkimi Evropian”, ka thënë Limaj.

-Advertisement-

Ndryshe, Haradinaj pati premtuar se çështjen e vizave do të përmbyll në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së tij, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, meqë një nga kushtet e vëna nga BE ende nuk janë plotësuar, atë të ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.

Përmbyllja e çështjes së Demarkacionit, është paralajmëruar të ndodh brenda muajit janar të vitit të ardhshëm. Intervista e plotë me zëvendëskryeministrin Limaj, do të publikohet në ditët në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera