Lajme

Limaj pas vendimit të kushtetueses: Së paku kërkoni falje për joprofesionalizëm

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 31 March 2020

Fatmir Limaj, Lideri i Nismës Socialdemokrate, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve.

Gjykata vendosi që ky vendim të shfuqizohet nga 13 prilli, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa Limaj në reagimin e tij ka thënë se qeveria përmes atij vendimi shpërfaqi synimet që kishte për të grabitur kompetenca të cilat nuk i takojnë e që sipas tij shkoj aq larg deri në deri në kufizimin e të drejtave civile të qytetarëve.

“Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që kemi thënë nga fillimi se vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve është antikushtetues. Siç kam thënë edhe më herët, në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marr apo të shpall masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim”, ka thënë Limaj.

Lideri i NISMËS ka thënë se të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij vendimi antikushtetues duhet së paku të kërkojnë falje për joprofesionalizëm./Gazeta inFokus

“Qeveria përmes ati vendimi shpërfaqi synimet që kishte për të grabitur kompetenca që nuk i takojnë, deri në kufizimin e të drejtave civile të qytetarëve. Të gjithë ata që kanë kontribuar në hartimin e këtij vendimi antikushtetues duhet së paku të kërkojnë falje për joprofesionalizëm”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Të tjera