Limaj: Nuk më ka befasuar Kurti, ai e ka bërë Serbinë hisedare në shtetin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
16:14 | 10 November 2023
Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.Ai në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic tha se me Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, Kurti e ka legalizuar Serbinë si hisedare në shtetin e Kosovës.
“Nuk më ka befasuar. Në momentin kur e ka pranuar Marrëveshjen e Ohrit dhe të Brukselit, përfundimisht nuk ka pasur më tjetër çka të pranoj. Ajo ka qenë punë e kryer në Bruksel dhe në Ohër”, ka theksuar Limaj kur është pyetur se a u befasua që Kurti e ka pranuar draft statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.Limaj tha se ka shpresuar që Kurti nuk do ta pranoj Asociacionin pa njohje nga Serbia.
“Para Brukselit kam shpresuar në atë marrëveshjen e planit franko- gjerman, kam shpresuar që z. Kurti e ka një moment historik që në Bruksel t’i përmbahet qëndrimit që e ka pas ndërtuar Kosova për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje brenda, apo njohjen në qendër. Këtë e kam pritur të paktën në Bruksel.“Deklarimi i Kurtit pas Brukselit dhe pranimi i Marrëveshjes së Brukselit, aty cdo gjë ka përfunduar. Aty është pranuar Zajdenica dhe në Ohër është bërë plani i veprimit”, tha ai për Gazeta Blic.
Ai ka shtuar se Pika 7 e Marrëveshjes së Brukselit ka kaluar edhe përtej 2013-ës e 2015-ës dhe tani kemi me pa strukturën ndërtuese të Asocaiconit.“Unë gjithmonë po flas për marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe e them se pika e 7 është skandaloze dhe keni me e pa kur të ndërtohet statute i Asociacionit. Në pikën e 7-të e keni strukutrën organizative të Asociacionit dhe nga ajo zbërthehet dhe del statute. Statuti do të jetë derivat i pikës 7 të Marrëveshjes. Në pikën e 7 e keni strukturën e Asociacionit, nga Presidenti, Qeveria apo Bordi i Asociacionit. Për mua, Asociacioni është kryer në Bruksel dhe në Ohër”, thotë Limaj.
Sipas tij, Kurti ka hequr dorë nga njohja formale.“Kurti ka hequr dorë nga kompromiset e dyanshme. Kurti ka përmbysur përpjekjet që janë bërë pas 2017-ës. Ka dalë në pikën zero. Kurti ka bërë lëshim, në këtë rast ndërtimin e një Zajednice, duke mos përfituar asgjë Kosova”, tha ai.
Faktisht, shton ai, me Asociacion I bie që e kemi legalizuar atë që e ka pasur pretendim Serbia.“Serbia, tashmë praktikisht, formalisht është hisedar në shtetin e Kosovës”, vlerëson Limaj.
“Asociacioni është ndërtuar, Marrëveshja është pranuar dhe bashkëbiseduar me Serbinë. Kur të publikohet statuti, atëherë shohim se Serbia është bashkëautore e Asociacionit, bashkëfinancuese e Asociacionit. Institucuionet e Serbisë do të jenë funksionale dhe do të pranohen legalisht të veprojnë në Kosovë”.

Të tjera
-
Aksident me fatalitet në Lipjan, vde*s motoçiklisti
Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sl...
-
REL: Pas pezullimit të eksportit të arm*ëve, një avion mallrash nga Izraeli ateroi dhe u largua nga Beogradi
Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, kur kompanitë aj...
-
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e 2021-ës në Mitrovicë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Prizren: Vodhi çantën me 5 mijë euro, policia arreston të dyshuarin
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhu...
-
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit m...
-
MPB ndan 120 mijë euro për blerje të biletave për stafin, planifikon të paguajë rreth 450 euro për një
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender në vlerë rreth 120 mijë eu...
-
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike i bën thirrje Iranit të rikthejë bashkëpunimin
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) Rafael Grossi ka t...
-
Kongresmeni amerikan nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen nga një kongresmen ame...
-
Si do të bëhet përzgjedhja e personave që do të strehohen në Kosovë pas dëbimit nga ShBA’ja
Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që d...
-
Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vl...
-
Starmer: Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit duhet të mbahet
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer ka thënë se armëpushimi m...
-
Qyteti zviceran që po planifikon ta dyfishojë taksën e qëndrimit për turistët nga viti 2026
Turistët që vizitojnë kantonin e Lucernit do të duhet të paguajnë më shumë pë...