Lajme

Limaj nis takimet me ambasadorë pas votimit të Delegacionit Shtetëror

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 21 December 2018

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Limaj e ka njoftuar ambasadorin italian për takimet e para që delegacioni shtetëror po i zhvillon disa ditë pas votimit në Kuvendin e Kosovës

. Në anën tjetër, ambasadori Sardi tha se Italia e përkrah fuqishëm delegacionin Shtetëror të votuar në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Ambasadori tha se Kosova ka bërë një hap të madh me votimin e këtij delegacioni dhe se Roma inkurajon Kosovën ta vazhdojë dialogun me Serbinë.

Bashkëkryesuesi Limaj e ka njoftuar se delegacioni ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive ku janë marrë disa vendime; siç është ai për ta përgatitur platformën apo parimet për bisedime me Serbinë. Limaj e ka njoftuar edhe për takimet e delegacionit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Limaj tha se Kosova futet në këtë dialog me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare e cila çon në njohje reciproke dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera