Lajme

Limaj ne Llapushnik per 19 vjetorin e Epopesë

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 09 May 2017

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka vizituar Llapushnikun me rastin e k 19 vjetrot e Epopesë së Llapushnikut

Limaj përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka shkruar se kjo betejë ka shënuar kthesën më të madhe në planin diplomatik sepse bota e shikoj se UÇK-ja duhet të mirret seriozisht, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Limaj mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Sot në Llapushnik, në 19 vjetorin e Epopesë së Llapushnikut

Beteja e Llapushnikut ishte një nga betejat më të rëndësishme të UÇK-së. Marrja e grykës së Llapushnikut ishte beteja e parë sulmuese frontale e ndërmarrë nga njesitet e UÇK-së nga Llapusha e Drenica. Deri në atë kohë UÇK-ja, nuk kishte zhvilluar betejë frontale, kjo ishte e para dhe u kurorizua me fitoren tonë duke marrë grykën dhe me dëbimin e forcave serbe.

Beteja e Llapushnikut kishte tri objektiva; thyerjen e izolimit të Drenicës që donin ta mbani forcat serbe dhe hapjen e koridorit Drenicë- Llapushë, e dyta bllokimin e rrugës Prishtinë-Pejë, për t’ja pamundësuar forcave serbe të dërgojn përforcime në Dukagjin, dhe e treta, UÇK-ja kishte nevojë për një betejë të tillë për të treguar se ajo jo vetëm nuk është shuar, por është forcuar dhe e gatshme për beteja frontale dhe se rënia heroike e Komandantit Legjendar ishte kthy në kushtrim për gjithë shqiptarët që do vazhdonin luftën e nisur nga komandanti i tyre.

Beteja e Llapushnikut shënon kthesën e madhe edhe në planin diplomatik, bota e shikoj se UÇK-ja duhet të mirret seriozisht.

Sot kujtojmë me nder e respekt luanët e grykës, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala, dëshmorët e grykës dhe gjithë ata ushtarë që morën plagë dhe luftuan e mbajtën atë grykë.

Lavdi dëshmorëve të kombit, nder e respekt invalidëve e veteranëve të betejës së grykës së Llapushnikut.”/ INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera