Lajme

Limaj në Gjilan, thotë se disa të ligë e penguan për 8 vjet, por nuk arritën ta ndalin

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 03 December 2017

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka vazhduar turin e falënderimit për besimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në përballjen e tij disa vjeçare me padrejtësinë në rastin e njohur si MTPT.

Limaj gjatë një vizite bërë degës së Nismës në Gjilan ka falënderuar banorët e Anamoravës për besimin në të dhe rreshtimin pas Nismës për Kosovën. Besimi është virtyti më i madh i njeriut ka thënë Limaj.

“Ajo që ka ndodhë javën e kaluar është fitorja e jona e radhës. Si Nismë po shkojmë drejt objektivave qe i kemi parapa. Drejt fuqizimit. Nisma asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme se sot. Për afro katër vite me këto rezultate dhe suksese në skenën politike është e panjohur një ecje e tillë. Nisma për Kosovën është faktor vendimtar në politikën e Kosovës”, ka thënë Limaj, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Tutje, ai ka thënë se janë bashkuar për të ofruar njerëz. Kosova, sipas tij, ka nevojë për një vizion ndryshe.

“Ne kemi zgjedhur një rrugë të vështire. Pra, nuk kemi zgjedhur rrugë të lehtë për përfitime sezonale. Ne jemi futur në një rrugë të sigurt. Projekti ynë është zhvillimor. Qëllimi ynë ka qenë bashkimi i njerëzve me energji pozitive”, ka shtuar Limaj.

“Njerëz të ligë janë munduar me na stopu. Në këto afro 8 vjet na kanë pengu, por s’kanë arrit më na ndalë. Për këto 8 vite ka humbur edhe vendi. Po të ishim në kapacitete të plota sigurisht se edhe vendi do të përfitonte me realizimin e projekteve të tjera. Kosova ka nevojë për energji pozitive e jo për politika primitive”, ka theksuar Limaj.

E, nga ana e tij, kryetari i degës së Nismës për Kosovën në Gjilan, Bajram Hasani ka thënë se i kanë besuar Limajt që nga ditët e para kur deklaruar se nuk ka keqpërodrur asnjë cent.

“Ne kemi pasur besimin se Limaj i ka dhënë shumë vendit. Projektet e tij si aeroporti dhe autostrada janë projekte madhore të cilat vështire se mund t’i bëjë dikush. Limaj tash është edhe më i fortë. Ne e kemi një udhërrëfyes. Ministritë e Nismës në Qeveri po shkëlqejnë dhe ne presim aty ku jemi të punojmë për vendin”, ka thënë Hasani.

Ai ka folur edhe për Endrit Shalën për të cilin ka thënë se është shëmbull për të tjerët dhe se është promotori i rritjes se Nismës në nivel vendi.

Ndryshe, Limaj dhe të tjerët u shpallën të pafajshëm javën e kaluar nga të gjitha pikat e aktakuzës në rastin e njohur si MTPT.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera