Lajme

Limaj në Gjakovë: Nën qeverisjen time do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 16 September 2019

Kryetari i NISMËS dhe kandidati i koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj gjatë një takimi me struktura e simpatizantë në Gjakovë tha që angazhimi i partisë së tij në qeverisjen e ardhshme është për pako sociale, sigurim shëndetësor, shtesat për fëmijë e reformat pensionale.

“Pakoja sociale është një ndër prioritet e mija, duke filluar nga sigurimi social e shëndetësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për të vazhduar me shtesat themelore për fëmijët tanë. Çdo prind duhet t’i gëzojë shtesat e fëmijëve, pavarësisht punon apo nuk punon. Dhe ne do ta bëjmë një gjë të tillë. Ne do të angazhohemi për reforma pensionale, pensionistët e Kosovës meritojnë që pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë në dinjitet. Angazhim tjetër do të jetë ligji për lehonat, sepse nënat tona, motrat tona, gratë tona duhet të shpërblehen dhe të kenë përkujdesjen ligjore gjatë kohës së shtatzënisë dhe pas saj. Qindra familje kosovare kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Ne ndihemi krenarë që sot në këto dy vite sa ka qeverisur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që Fazliu ka qenë këshilltarë në këtë ministri, janë 27 mijë njerëz që janë trajtuar për këto dy vite në for ma të ndryshme për punësim”, theksoi Limaj.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, tha që Limaj është njeri që nuk njeh humja.

-Advertisement-

“Pse Limaj duhet të jetë kryeministër dhe ti fitoj zgjedhjet? Për tri arsye, sepse është njeri që nuk njeh asnjë herë humbje, të gjithë betejat që është përballë deri më tani i ka fituar… Vetëm edhe një i ka mbet, të fitojë betejën për të arritur finalen me Serbinë si kryeministër i Republikës së Kosovës”, deklaroi Sherifi.

Ndërsa, kryetari i degës së Nismës në Gjakovë dhe kandidati për deputet, Fazli Hoxha, tha që janë bashkuar për të dhënë kontributin për çështjet sociale dhe kërkoi që gjakovarët të mos votojnë ata që kanëkeqpërdorur votën, shkruan gazeta inFokus.

“Ju garantoj se me qeverinë e re, ne do të jemi prezent në çdo familje të Gjakovës me projekte të ndryshme si mbështetje për rininë”, tha Hoxha.

Kjo parti ka prezantuar sonte edhe kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Gjakova, Fazli Hoxha, Violetë Demaj, Edmond Dushi, Erjona Rama dhe Luan Dinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera