Lajme

Limaj me kritika ndaj Qeverisë Kurti: 4 vite, qindra skandale e humbje të aleatëve ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 19 August 2024

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një konference për media ka thënë që data e zgjedhjeve është zgjedhje e duhur, pasi sipas tij qeveria e tanishme do të japë llogari për 4 vjet qeverisje.

Ai ka adresuar disa pyetje drejt Qeverisë Kurti.

“Është një moment i mirë e që për ta, mbahen zgjedhjet ku ata që kanë qenë në qeverisje të japin llogari për 4 vjet qeverisje, të bëhet një rikapitulim i atyre premtimeve me të cilat janë ardh në pushtet, të llogaritet e të jipet llogari për punët e aktivitetet për 4 vite. Si është përdorur besimi i qytetetarëve që kanë votuar? Ku është sot kosova pas 4 viteve? Pas 4 viteve cilët janë treguesit e zhvillimit të gjithëmbarshëm të vendit?,” tha Limaj.

-Advertisement-

Limaj shtoi se përgjatë këtyre 4 viteve qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje, Kosova është përballur me gjëra që nuk do të duhej.

Ai kritikoi qeverinë se përgjatë këtyre viteve, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje, e po ashtu shton se vetëm është dëmtuar imazhi i vendit.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit, tash e 4 vite vendi jonë është ballafaquar me anomali jonormale, tash e 4 vite është qeverisur përmes traumave e polarizimit shoqëror, përmes frikës si shoqëri, Kosova tash e 4 vite ka stagnuar, për 4 vite diplomacia e Kosovës nuk ka arritur ta sjellë asnjë njohje për vendin e saj, përkundrazi atë e ka shoqëruar tash e 4 vite qindra skandale, kanë prishur e dëmtuar imazhin tonë,” shtoi Limaj.

Ndër të tjera, Lima thotë se Kosova po kërcënohet edhe për sanksione të reja, e në vend të kësaj do të duhet që Kosova të kishte pretendime për anëtarësim në NATO, Këshill të Evropës e Bashkim Evropian.

Po ashtu, ai akuzoi qeverinë Kurti për humbjen e aleatëve, duke e emëruar “qeveri të papërgjegjshme”.

“Kosova ka humbur terren e aleatë falë një diplomacie që ka përdorur kjo qeverisje e papërgjegjshme, këta kanë qenë të suksesshëm në mbylljen e dyerve të vendit, e është një dështim skandaloz që kemi përjetuar në 4 vite, Kosova është kthyer në dele të zezë të rajonit pas asnjë aryse për faje të atyre që kanë drejtuar,” tha Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera